Maqedonia e Veriut prej sot zyrtarisht me trajner të ri

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll prej sot ka trajner të ri, pas largimit të trajnerit të deritanishëm Igor Angellovski, i cili pas skualifikimit në Euro 2020 zyrtarisht paralajmëroi tërheqjen.

Bllagoja Milevski njihet për suksesin e arritur me përfaqësuesen e të rinjve në europianin 2017 në Poloni. Ai po ashtu është njeriu që kontribuoi tek shumica e lojtarëve aktual të përfaqësueses që u kualifikuan në Euro 2020.

Ai deri tani ka qenë trajner i seniorëve të reprezentacionit deri në 21, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet Dragan Kanatllarovski. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey