Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e Unionit për Mesdheun

Ministrat e Jashtëm nga 42 vende anëtare mbështetën njëzëri pranimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin për Mesdheun.

Sipas organizatës në fjalë, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht u bë anëtare.

Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut festoi lajmin, duke postuar në Twitter se sot ishte “një ditë për t’u kujtuar”.

Të enjten Unioni për Mesdheun mblodhi së bashku ministrat e jashtëm nga dhjetëra vende për të diskutuar forcimin e integrimit rajonal dhe bashkëpunimin mbi disa nga sfidat më të mëdha të zonës.

Organizata u themelua në vitin 2008 për të forcuar partneritetet rajonale dhe për të promovuar stabilitetin.

Anëtarët e saj përfshijnë të 27 vendet anëtare të BE-së dhe 16 vende jugore dhe mesdhetare, duke përfshirë Sirinë, anëtarësimi i së cilës është pezulluar.

Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, i cili bashkëkryeson forumin rajonal, tha në fjalimin e tij të hapjes se aktivitetet e organizatës duhet të kenë një “ndikim të vërtetë”.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey