‘Maqedonia nuk është imune ndaj fenomenit të pastrimit të parave’

Miratimi i Ligjit për Luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, zbatimi i të cilit tashmë ka filluar dhe është në përputhje me standardet dhe direktivat e BE-së, si dhe përgatitja e Kodit të ri Penal, i cili është në fazat e fundit, janë kyçe për përmirësimin e masave sistematike, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Mbështetja dhe ndihma që na japin Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, për përmirësimin dhe zhvillimin e sistemeve dhe praktikave të qeverisjes së mirë, është me rëndësi kyçe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe besoj se ky bashkëpunim i frytshëm do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, në konferencën dyditore finale të mbajtur në Budva të Malit të Zi, për projektin “Veprim kundër krimit ekonomik”, i cili zbatohet në kuadër të i Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

“Vlera e vlerësuar e pastrimit të par..

“Vlera e vlerësuar e pastrimit të parave në botë, sipas të dhënave të fundit statistikore, është nga dy deri në pesë për qind të BPV-së botërore. Fatkeqësisht, Maqedonia e Veriut nuk është imune ndaj këtij fenomeni dhe përballet me një sfidë të madhe në luftën kundër këtij krimi. Një përmirësim i dukshëm është vërejtur në përpunimin e rasteve të pastrimit të parave në vitin 2021. Gjithsej janë ngritur 12 kallëzime penale kundër 61 personave, 5 kallëzime për 15 persona, 7 aktgjykime për 16 persona dhe 2 aktgjykime të formës së prerë për 2 persona. Këto përmirësime janë rezultat i punës së autoriteteve kombëtare dhe angazhimit të tyre, por duhet t’i jepet mirënjohje edhe punës së Aksionit kundër krimit ekonomik në gjashtë vitet e fundit, theksoi Grkovska.

Ajo vlerësoi se puna e përbashkët përmes këtij projekti mundësoi një sërë aktivitetesh, si Vlerësimi Kombëtar i Riskut të Pastrimit të Parave dhe Financimi i Rreziqeve të Terrorizmit, si dhe përgatitja e Strategjisë Kombëtare për Luftimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. (INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey