Maqedonia për të katërtin vit rradhazi i prinë zbatimit dhe implementimit të politikave të rekomanduara nga KE-ja

Nga publikimi i raportit të Komisionit Evropian “Përmbledhje e personelit të Komisionit mbi Programin e reformave ekonomike për vitin 2021 – 2023 për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë” mësojmë se për të katërtin vit radhazi i prijmë listës të zbatimit dhe implementimit të politikave të rekomanduara nga Komisioni Evropian.

Siç kanë thënë nga ky dikaster, përpjekjet dhe kontributi i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë për të digjitalizuar shërbimet e ofruara nga institucionet publike, vlerësohen lartë në masën e 14 “Zmadhimi i numrit të shërbimeve digjitale të ofruara në Portalin Nacional për E-shërbime” të raportit të Komisionit Evropian.

“Nevoja për digjitalizim të shërbimeve u rrit jashtëzakonisht shumë përgjatë periudhës së pandemisë. Digjitalizimi i shërbimeve është tejet i rëndësishëm për të reduktuar kostot dhe kohën e shpenzuar. Qëllimi ynë është që të krijojmë lehtësira për biznesin dhe të krijojmë një mjedis të përshtatshëm për të. Për momentin kemi avancuar më shumë për sa i përket shërbimeve të ofruara për personat fizik, por po bëjmë hapa para edhe me shërbimet e ofruara për bizneset. Jemi në bisedime me të gjitha Ministritë dhe institucionet publike në vend dhe synojmë që në një të ardhme të afërt të rrisim akoma më shumë numrin e e-shërbimeve”, thuhet në kumtesën e MSHIA-s.

Rezultate të tilla vetëm sa na motivojnë edhe më tepër për të realizuar premtimet tona dhe të rrisim akoma dhe më shumë bashkëpunimin dhe komunikimin ndërinstitucional mes Ministrive dhe institucioneve të tjera publike në vend.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey