Maqedonia sot përballjen vendimtare me Gjiblartarin

Me ndeshjen kundër Gjibraltarit të planifikuar për në ora 18:00 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, kombëtarja e Maqedonisë në futboll do ta përfundojë pjesën e qershorit të Ligës së Kombeve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Blagoja Milevski luajnë në grupin e katërt në segmentin C. Pas disfatës nga Gjeorgjia tre ditë më parë, kjo do të jetë një mundësi e mirë për t’iu rikthyer fitoreve.

Maqedonia e fituan ndeshjen me Gjibraltarin më 5 qershor me rezultat 2:0.

Kombëtarja e Maqedonisë pas tre xhirove ka katër pikë dhe është e dyta në tabelë, pas liderit Gjeorgjia e cila ka maksimum nëntë pikë. Bullgaria është e treta me dy, Gjibraltari është i fundit me një pikë të fituar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey