Maqedonia vazhdon të jetë peng i shtetit të thellë (Deep State) i krijuar nga Serbia

Arben Ratkoceri

Maqedonia vazhdon të jetë peng i shtetit të thellë (Deep State) i krijuar nga Serbia që nga viti 1945, e i ndërtuar e frymëzuar mbi antishqiptarizmën dhe antibullgarizmën. Ky shtet i thellë që ekskluzivisht është proserb e antishqiptar e antibullgar kryesisht është i etabluar fuqishëm te një pjesë e mediave, e shërbimeve të sigurisë, e gjykatave, universiteteve (sidomos në Fakultetin Juridik në Shkup), Akademinë e Shkencave, OJQ-të, oligarki, në rrënjët dhe pjesën konzervative të LSDM-së, në shumë parti tjera më të vogla…

“Viktima” politike të këtij shteti deri më tani janë tre kryeministra: Lupço Georgievski, Vllado Buçkovski dhe Zoran Zaevi, vetëm sepse kishin një qasje më ndryshe ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bullgarëve dhe tentonin të krijonin një distancë nga Serbia. Jo rrallë herë ky “shtet i thellë” proserb është ndihmuar edhe nga naivë politik shqiptar.

Si shembull tipik i metodës së veprimit të shtetit të thellë proserb mund ta marrim deklaratat e ish-ministrit Dimitrov që jo rastësisht erdhi pak para vizitës së kryeministrit bullgar dhe paralajmërimet e tij për një qasje më miqësore ndaj Maqedonisë.

Ky Shtet i Thellë e bënë të pamundur zgjedhjen e kontestit me Bullgarinë njejtë siç nuk lejonte që nga 1945-ta deri më 2001 e që reziston akoma, zgjidhjen e çështjes të të drejtave të bashkëqytetarëve të tyre shqiptar!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey