Marrëveshja Kosovë-Serbi për hekurudhat, reagon Ramush Haradinaj

Raiola flet për të ardhmen e Ibrahimovic, Donnarummas dhe Bonaventusës

Ramush Haradinaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat mes Kosovës e Serbisë.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se e përkrahë marrëveshjen, ndërsa ka thënë se tani është e nevojshme marrëveshja e madhe, njohja e ndërsjellë mes dy shteteve.

“Përshëndes Richard Grenell dhe vizionin e tij në lehtësimin efektiv të normalizimit funksional të hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën me Serbinë. Tani është e nevojshme marrëveshja e madhe, njohja e ndërsjellë mes dy shteteve, e theksuar në dy letrat e vitit të kaluar” shkruan Haradinaj në Twitter.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey