Marrëveshje mes partive maqedonase për ta bllokuar Ligjin për shtetësi?!

DeputetI i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushidi, thotë se bllokimi i Ligjit për Shtetësinë në Parlament nga VMRO-DPMNE dhe e Majta mund të jetë një strategji e koordinuar midis partive maqedonase.

“Bllokada me përdorimin dhe abuzimin e Rregullores së punës së Kuvendit, e cila nuk kufizon debatet në Kuvend, jep një pamje që jep përshtypjen se ekziston ndoshta një strategji e koordinuar për të parandaluar miratimin e këtij ligji nga ana e partive maqedonase. Do të doja të mos ishte kështu” tha Rushidi për Alsat M.

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare deklaruan se mes subjekteve shqiptare të përfaqësuara në Kuvend ka konsensus për miratimin e ligjit dhe se ka mënyra për zhbllokimin e tij. Syrija Rashidi nga ASH-ja thotë se do të presin reflektimin e partive politike maqedonase për të heq dorë nga bllokada, ndërsa Arbër Ademi i BDI-së deklaroi se bashkërisht me opozitën shqiptare do të bëhet çmos për zhbllokimin e procedurës. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey