Marrëveshje thuajse e kryer, në vikend Morata bëhet lojtar i Barcelonës

Barcelona është shumë afër që të kompletojë transferimin e qendërsulmuesit të huazuar te Juventus nga Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Spanjolli pritet t’i bashkohet katalunasve në këtë janar, pasi që është i hapur për largimin nga Juventus, skuadër që nuk do e aktivizojë opsionin e blerjes në verë, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit të ‘AS’, Javi Miguel, Morata në vikend do jetë lojtar i Barcelonës. Ai shton se 95 për qind e marrëveshje është kompletuar, me vetëm disa detaje të vogla që kanë mbetur pa u kryer.
Barcelona ka marrëveshje të plotë me Juventusin dhe Atletico Madridin, ku lojtari do t’i bashkohet për 18 muaj, me obligim blerje.

Ndërkohë, edhe trajneri Xavi mund të mbështetet te Morata për Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit me 12 janar.

Spanjolli është duke pritur vetëm për konfirmimin që të udhëtojë në Kataluni, për të kryer testet mjekësore dhe nënshkruar kontratën.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey