Masakra e Reçakut nuk harrohet: Historia e Kosovës në film – pjesë e tij Robert De Niro

Një projekt kinematografik i fuqishëm që rikthen kujtimin e masakrës së Reçakut dhe tërë luftës në Kosovë është në rrugë për t’u realizuar. Filmi pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë legjendën e Hollivudit, Robert De Niro, duke i dhënë kësaj historie një zë global. Këtë lajm e bëri të ditur producenti nga

Nëntor 12, 2025 - 12:00
 0
Masakra e Reçakut nuk harrohet: Historia e Kosovës në film – pjesë e tij Robert De Niro
Masakra e Reçakut nuk harrohet: Historia e Kosovës në film – pjesë e tij Robert De Niro

Masakra e Reçakut nuk harrohet: Historia e Kosovës në film – pjesë e tij Robert De Niro

Një projekt kinematografik i fuqishëm që rikthen kujtimin e masakrës së Reçakut dhe tërë luftës në Kosovë është në rrugë për t’u realizuar.

Filmi pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë legjendën e Hollivudit, Robert De Niro, duke i dhënë kësaj historie një zë global.

Këtë lajm e bëri të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, për gazetarin Blendi Fevziu, duke theksuar se ky film synon të tregojë vuajtjet dhe sakrificat e popullit kosovar, përfshirë historinë e babait të tij i cili u dogj i gjallë.

“Babanë e plagosën dhe e dogjën të gjallë. Filmi do të jetë edhe historia e tij, shumë aktorë do të marrin pjesë, besoj edhe Robert De Niro, të gjitha kontratat janë nënshkruar, dhe e ka pranuar me shumë kënaqësi”, tha Krasniqi.

Ai njoftoi se xhirimet do të fillojnë vitin që vjen pasi theksoi se oraret e aktorëve janë të ngjeshura.