Masat e reja, prononcohen nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse

Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, për TV21 bëjnë të ditur, se masat për parandalimin e shpërndarjes së Covid-19, për të cilat do të vendos sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut, janë propozuar shumë më herët.

Bëjnë të ditur, se në pakon e masave anti-Covid, parashihet zgjatja e orës policore, nga ora 20:00 deri në ora 05:00, dhe mbyllje e kafeneve, pjesërisht dhe tërësisht.

“Për momentin këto janë masat, nuk ka të tjera”, thanë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për TV21.

Ndaj këtyre masave do të vendoset sot, në seancë qeveritare duke filluar nga ora 13:00.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey