MASH: Fillon rikonstruksioni i tetë shkollave fillore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me investimet në infrastrukturën arsimore, ndërsa që do të thotë avancimin e kushteve për edukimin e të rinjve dhe të kushteve të punës së kuadrit mësimor dhe profesional. Kjo është komponent e sistemit arsimor, modernizimi i të cilës do të fokusohet edhe në periudhën e ardhshme, sepse kushtet në shkolla në masë të madhe ndikojnë në motivimin për arritjen e rezultateve më të mira.

Në përputhje me planin, në periudhën vijuese, do të rikonstruohen shkollat ​​fillore “Dituria” në Saraj, “Bratstvo edinstvo” (Penestria) në Dibër, “Jashar Beu” në komunën e Çairit të Shkupit, “Goce Dellçev” në fshatin Velusë të Strumicës, “Strasho Pinxhur” në fshatin Josifovo, Vallandovë, si dhe shkollat fillore Përparimi në Çerganë të Gostivarit, shkolla fillore Sabedin Bajrami në fshatin Kamjan të Bogovinës dhe SHFK 11. Tetor në Kumanovë.
MASH pa u lodhur vazhdon të punojë në avanacimin e sistemit arsimor, sepse vendi ynë meriton arsim cilësor dhe të rinj të kënaqur..

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey