MASH nuk mendon të mbyll shkollat për shkak të COVID-19

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk konsideron mbylljen e shkollave për shkak të pandemisë së Kovid-19, deklaroi ministrja dikasteriale Milla Carovska.

Ajo pretendon se situata në arsim është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë për masa të reja.

“Situata në arsim me koronavirusin është absolutisht e qëndrueshme dhe unë qëndroj pas tij me përgjegjësi, sepse 3 dhjetori ishte kulmi më i madh në gjysmëvjetorin e parë dhe atlherë kishim 168 mësues dhe 88 nxënës”.

“Tani kemi vetëm 62 nxënës në të gjithë vendin dhe 98 mësues, që do të thotë se jemi akoma shumë më poshtë se kulmi që kemi pasur në dhjetor, për të mos përmendur që është më pak se 1 për qind e numrit të përgjithshëm të mësuesve dhe 0,06 për qind e nxënësve”, tha Carovska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey