‘Mashtrues klasik’, Haradinaj i përgjigjet Ramës pas ofendimeve: Ai nervozohet, po edhe ne këtej nuk hamë bar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë intervistën e tij të parë për këtë vit.

Në një intervistë për “KosovaPress”, Haradinaj ka folur edhe për nismën e quajtur “Shengeni Ballkanik” duke adresuar deklaratat që kryeministri shqiptar Edi Rama lëshoi kundrejt tij.

Haradinaj u shpreh se një “minishengen” me kryeqytet Beogradin, është i pakuptimtë për të gjithë shqiptarët dhe se kryeministri Rama duhet të kuptojë se njerëzit në ‘hanë bar’.

“Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht. Imagjinoni unë me hesht presionin për ndarje të Kosovës ose presionin që me i bë Kosovës lojëra të ndryshme që me kyç në ndonjë proces ku Kosova nuk vjen në sistem realisht, në mënyrë që Kosova me heq taksën dhe Serbia të përfitojë prej tregut tonë pa asnjë efekt pozitiv për Kosovën, kjo është e pakuptimtë”, thotë Haradinaj.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey