Mass dhe Varheji kanë biseduar për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji në Tuiter kumtoi se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe se kanë biseduar për procesin inkuadrues me Shkupin dhe Tiranën.

“Diskutim i mirë me MPJ-në, Hajko Mas sot. Kemi shkëmbyer mendime për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të shkuar përpara në procesin e zgjerimit në BE, përfshirë përmes hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë”, shkroi Varheji në Tuiter.

Varheji dhe Mas kanë biseduar edhe për mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë së Kovid-19.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey