Matarella nga Shkupi: Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor

Me kënaqësi të madhe e ndiqnim informacionin në korrik se përfundimisht do të fillojnë bisedimet për hyrje të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ajo që është me vonesë, për fat të keq, nuk ishte e arsyeshme, por vendimi që të fillojnë bisedimet, megjithatë, e përmbushi përpjekjen të cilën e bëri BE-ja drejt Maqedonisë së Veriut, theksoi presidenti i Italisë, Serxho Matarella.

Në konferencën e përbashkët me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski, Matarella tha se ky është konfirmim i angazhimit të Maqedonisë së Veriut dhe i të gjitha vendeve të cilat, siç tha, me vendosmëri e mbështesnin Maqedoninë, siç këtë e bëri Italia.

“Dëshiroj të nënvizoj publikisht se vlerësojmë durimin dhe përpjekjen që ka bërë Maqedonia e Veriut për të kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe në drejtim të marrëdhënieve më të mira dhe pozitive me fqinjët e saj. Bëhet fjalë për hapa përpara që Italia ka ndjekur dhe mbështetur gjithmonë në marrëdhëniet e saj me Sofjen. Unioni është e ardhmja jonë e përbashkët..

Me kënaqësi të madhe e ndiqnim informacionin në korrik se përfundimisht do të fillojnë bisedimet për hyrje të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ajo që është me vonesë, për fat të keq, nuk ishte e arsyeshme, por vendimi që të fillojnë bisedimet, megjithatë, e përmbushi përpjekjen të cilën e bëri BE-ja drejt Maqedonisë së Veriut, theksoi presidenti i Italisë, Serxho Matarella.

Në konferencën e përbashkët me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski, Matarella tha se ky është konfirmim i angazhimit të Maqedonisë së Veriut dhe i të gjitha vendeve të cilat, siç tha, me vendosmëri e mbështesnin Maqedoninë, siç këtë e bëri Italia.

“Dëshiroj të nënvizoj publikisht se vlerësojmë durimin dhe përpjekjen që ka bërë Maqedonia e Veriut për të kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe në drejtim të marrëdhënieve më të mira dhe pozitive me fqinjët e saj. Bëhet fjalë për hapa përpara që Italia ka ndjekur dhe mbështetur gjithmonë në marrëdhëniet e saj me Sofjen. Unioni është e ardhmja jonë e përbashkët, është bindja jonë, të cilën e themi kudo. Pa hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Unioni nuk do të jetë i plotë dhe kjo hyrje është e nevojshme për të përfunduar për të integruar të gjithë kontinentin”, tha Matarella.

Theksoi se Italia vazhdimisht do të jetë në anën e Maqedonisë së Veriut në rrugën të cilën duhet ta ecë, në rrugën e reformave që të mbërrijë në BE.

“Shpresojmë se ky proces do të jetë më i shkurtër që plotësisht të arrihet anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Matarella i cili për vizitë në vendin tonë vjen 23 vjet nga vizita e fundit e ndonjë presidenti italian.

Pendarovski e falënderoi Italinë për mbështetjen e politikës së zgjerimit të BE-së dhe mbështetjen e pa kontestuar për ne në atë kontekst.

“Duke pasur parasysh se në periudhën në vijim presim punë të palodhur dhe investim të të gjitha kapaciteteve kombëtare, përvojat që Italia është e gatshme të ndajë me ne do të jenë vërtet të dobishme. Gjatë bisedimeve, theksova se Maqedonia e Veriut mbetet një partner i besueshëm i Unionit në përballjen me sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë, gjë që dëshmohet edhe nga fakti i përputhshmërisë sonë një qind për qind me politikën e përbashkët evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes të Unionit” tha Pendarovski në konferencën për media.

Si aleatë në NATO, shtoi shefi i shtetit, me presidentin e Italisë, Matarella kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për luftën në Ukrainë dhe e kanë riafimruar thirrjen për ndërprerje urgjente të agresionit rus ndaj një shteti sovran.

Loading...