Mateç, të rinjtë me të djegura në trup, por në gjendje stabile

Kjo është vikend shtëpiza e cila u dogj mbrëmë në fshatin Mateç, të Likovës. Gjashtë të rinjtë të cilët ishin mbledhur për të kaluar mbrëmjen e fundit të së dielës, përfunduan me djegie. Sipas banorëve, bombola nuk ka shpërthyer, por ka marrë flakë për arsye që ende nuk dihen.

Banorët thonë se të rinjtë e kanë shfrytëzuar bombolën e gazit që të bëjnë dritë brenda në shtëpizë. Pas zjarrit të rinjtë kanë thirrur të afërmit e tyre për ndihmë, të cilët me vetura personale i kanë drejtuar për te Spitali i Komunës së Likovës. Gjendemi këtu në fshatin Mateç, mbrapa meje është edhe vikend-shtëpiza ku mbrëmë mori flakë nga bombola e gazit, përderisa brenda gjendeshin 6 të rinjtë të cilët kishin ardhur këtu për ta shijuar malin. Nga MPB nuk kanë ende informacione se cila ka qenë arsyeja e shpërthimit të bombolës së gazit. Në ndërkohë ekipet e prokurorisë gjatë ditës se sotme kanë bërë hetimin se si ka ardhur deri te fatkeqësia. Sipas banorëve, këtë vikend-shtëpizë e shfrytëzojnë të gjithë banorët e këtij fshati dhe gjuetarët për të pushuar./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey