Profesori universitar dhe ish deputeti i PDSH-së, Ruzhdi Matoshi, vlerëson se paralajmërimi i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE për të bllokuar punën e Kuvendit është hap i gabuar.
Në një prononcim për gazetën LAJM, Matoshi tha se partitë shqiptare të opozitës nuk duhet t’i bashkohen bojkotit dhe nuk duhet të ndjekin veprimet e VMRO-DPMNE-së. Sipas Matoshit, i cili është njohës i mirë i zhvillimeve politike, vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Prononcimin e plotë të z.Matoshi mund ta ndiqni në videon më poshtë: