Matoshi thotë se SHBA-të nuk pranojnë zgjedhje të keqe për Kosovën

Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar vizitën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer i cili po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë.

Matoshi ka thënë se pa shtytjen e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi nuk mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

“S’ka marrëveshje pa shtytje përpara të Amerikës”, ka thënë ai në Kanal 10.

Ai tutje tha se nuk dihet cila do të jetë oferta e Bashkimit Evropian, ndërsa dihet se SHBA nuk pranojnë zgjedhje të keqe për Kosovën.

“Kemi parë ‘Non paper’ të ndryshëm, por s’kemi ide cili do të jetë qëndrimi i BE-së. Qëndrimi i SHBA-së është se nuk e pranojnë një zgjedhje të keqe për Kosovën”, tha Matoshi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey