Mbahet koncerti i parë në Spanjë që pas nisjes së pandemisë, 5 mijë persona të pranishëm

Me maska, por të gjithë bashkë për të kërcyer dhe kënduar nën një skenë: 5 mijë njerëz u bashkuan në një koncert pothuajse si para pandemisë, pasi të gjithë u janë nënshtruar një testi Covid. Pesë mijë njerëz u bashkuan në një koncert në Spanjë, për të kërcyer e kënduar në një skenë, ashtu si para pandemisë.

Të pranishmit i ishin nënshtruar më parë një testi Covid si dhe mbanin të gjithë maska. Edhe pse nuk kishte distancim fizik, eksperimenti u vu në skenë në Barcelonë. Para këtyre mijëra njerëzve performoi banda “Love of Lesbian” në Palau de Sant Jordi. Ky eksperiment ishe i suksesshëm dhe jepte shpresën se koncerte e evente të mëdha, këtë verë mund të bëhen realitet.

Kujtojmë se ky është i pari koncert me përmasa kaq të mëdha që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Sipas La Vanguardia, koncerti u mbajt pa incidente dhe një ekip mjekësor ishte i pranishëm që të mbikëqyrte.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey