Mbappe tregon se kush e meriton “Topin e Artë”

Sulmuesi i Paris-Saint-Germain Kylian Mbappe është i bindur se bashkëlojtari i tij Lionel Messi e meriton që ta fitojmë Topin e Artë.

Mbappe dhe Messi ia siguruan fitoren PSG-së në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut ku francezi e shënoi golin e parë dhe më pas argjentinasi kontribuoi edhe me dy gola, transmeton KosovaPress.

Në atë ndeshje u pa një bashkëveprim fantastik ndërmjet dyshes sulmuese ku të dy ia dhuruan ekzekutimin e penalltive dhe për këtë Mbappe ka folur në fund të ndeshjes.

“Pse i dhashë penalltinë Messit? Kjo është ajo që bëjnë shokët e skuadrës,” tha ai për “RMC Sport”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. Ai më la të marr penalltinë e dytë. Fatkeqësisht, unë e humba”.

Më tutje Mbappe theksoi se është një privilegj i madh të luash me Leo Messin dhe se, sipas tij, argjentinasi e meriton Topin e Artë.

“Është një privilegj të luash me të dhe do ta meritonte plotësisht Topin e Artë”, tha Mbappe.

Messi tani ka shënuar tre gola në po aq ndeshje të Ligës së Kampionëve për PSG-në këtë sezon.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey