Mbi 100 mijë vaksina kineze javën tjetër mbërrijnë në Shkup

Në Maqedoninë e Veriut është shtuar intensiteti i mbërritjes së vaksinave kundër COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një intervistë për Radio Evropa e Lirë bëri të ditur se më 15 maj pritet të arrijnë edhe 100 mijë doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”.

“Tani, me ardhjen e kësaj sasie të konsiderueshme të vaksinave, dhe ne presim njëqind mijë të tjera më 15 maj, përsëri nga prodhuesi “Sinofarm” dhe shuma e 500 mijë vaksinave nga prodhuesi “Sinovak” deri në fund të majit, do të thotë një shumë e konsiderueshme e madhe, e cila do të shpërndahet në këto dy kanale që përmenda, ne vendosëm t’u jepnim përparësi atyre që aplikuan dhe prandaj u bë një prerje më 30 prill – të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar në faqen vakcinacija.mk, dhe ata janë të pavaksinuar afër 160 mijë, në një periudhë prej dy javësh, që do të thotë rreth 15 maj, ata do të marrin një takim për vaksinim përmes SMS ose email, me kohën dhe pikën e saktë ku duhet të telefonojnë”, theksoi ministri Filipçe. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey