Mbi 52 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut deri tani janë paraqitur për vaksinimin kundër gripit sezonal
Imunizimi ka filluar para dy ditëve, duke u vaksinuar gjithsej 8 mijë qytetarë, raporton 360Shkallë. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se prej 10 tetorit, kur filloi paraqitja për vaksinimi, deri sot, për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur 52 mijë qytetarë në uebfaqen vakcinacija.mk, përcjell Portalb.mk. Vaksinim pa pagesë do të kenë një grup i […]
Imunizimi ka filluar para dy ditëve, duke u vaksinuar gjithsej 8 mijë qytetarë, raporton 360Shkallë. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se prej 10 tetorit, kur filloi paraqitja për vaksinimi, deri sot, për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur 52 mijë qytetarë në uebfaqen vakcinacija.mk, përcjell Portalb.mk.
Vaksinim pa pagesë do të kenë një grup i rrezikuar i qytetarëve, si ato mbi ato mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, punonjësit shëndetësorë, shtatzënat, fëmijët nga 6 muaj e deri 5 vjet, si dhe qytetarët e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe të punësuarit aty.
Ministria për Shëndetësi ka siguruar 70 mijë vaksina falas kundër gripit sezonal.
Paraqitja bëhet përmes mbushjes së aplikacionit në ueb-faqen për vaksinimi, me çka do të kryhet vaksinimi i drejtpërdrejtë në sistemin TerminiIm. Sipas orarit të planifikuar për vaksinimi, qytetarët përmes SMS-mesazheve do të informohen për datën, kohën dhe vendin e vaksinimit.
Ndryshe, më 21 tetor nisi vaksinimi kundër gripit sezonal. Ministria e Shëndetësisë siguroi 70 mijë vaksina falas për këtë qëllim. Të drejtë vaksinimi falas kanë disa grupet të rrezikuara. Vaksinimi do të kryhet në 36 lokacione në të gjithë vendin dhe të gjithë të regjistruarit do të marrin mesazh SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të vijnë për vaksinim.
Në Shkup vaksinimi do të bëhet në Qendrën për shëndet publik, si dhe në poliklinikat Bukuresht, Idadia dhe Bit Pazar. Nga ana tjetër, punonjësit e shëndetësisë do të mund ta marrin vaksinën në Institutin e Shëndetit Publik. Përveç atyre falas, Qendrat e Shëndetit Publik kanë siguruar këtë vit edhe vaksina komerciale kundër gripit për qytetarët e interesuar që nuk bëjnë pjesë në grupet e rrezikut.