Mbikëqyrja në ndërtimin e spitalit të djegur në Tetovë, Zaev: Nuk kam informacione

Nuk kam asnjë informacion, kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen nëse ka pasur mbikëqyrje në ndërtimin e spitalit modular për Covid-19 në Tetovë, ku si pasojë e shpërthimit jetën kanë humbur 14 pacientë, shkruan Alsat. Zaev thotë se projekti është udhëhequr nga Banka Botërore dhe se gjithçka është realizuar sipas marrëveshjes.

“Do të iu japin institucionet informacione të detajuara. Bëhet fjalë për objekte modulare të montuara. Projekt i Bankës Botërore që është realizuar përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përmes linjës kreditore për nevojat e rasteve sociale në vend dhe në përgjegjësi për sistemin shëndetësorë”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, realizues i projektit ka qenë “BRAKO”, kompani nën pronësi të ish zëvendës kryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey