Mbledhja e Grupit Parlamentar, sot për herë të parë Bardhi shkon në selinë e Berishës

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të hënë për herë të parë në seli që prej nisjes së aksionit në Parlament. Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit. Sipas njoftimit […]

shkurt 12, 2024 - 10:00
 0  4
Mbledhja e Grupit Parlamentar, sot për herë të parë Bardhi shkon në selinë e Berishës

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të hënë për herë të parë në seli që prej nisjes së aksionit në Parlament.

Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit.

Sipas njoftimit mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15.00 në selinë qendrore të PD-së.

Kujtojmë se një javë më parë Gazment Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës së thirrë nga Berisha, pas situatës së krijuar në Parlament.

Po ashtu, pasditen e sotme do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar në orën 17:00. në këtë mbledhje do të diskutohet organizimi i i protestës së 20 shkurtit.