Mbledhja mes qeverisë shqiptare dhe italiane, do të firmosen disa marrëveshje

Për herë të parë, një mbledhje e përbashkët do të zhvillohet ditën e nesërme mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve. Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, […]

Nëntor 12, 2025 - 10:00
 0
Mbledhja mes qeverisë shqiptare dhe italiane, do të firmosen disa marrëveshje

Për herë të parë, një mbledhje e përbashkët do të zhvillohet ditën e nesërme mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastrukturë, ekonomi e deri tek mbështetja për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në vitin 2010, dy shtetet firmosën Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë. Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.

Mësohet se dhjetë ministra të Qeverisë shqiptare, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës. Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes Edi Ramës, dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve, ndërsa rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe memorandumeve në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.

Delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët përbëhet nga:

  • Belinda Balluku, Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
  • Albana Koçiu, Ministre për Punët e Brendshme
  • Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
  • Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  • Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
  • Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
  • Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
  • Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se të paktën 5 ministri do të firmosin disa marrëveshje bashkëpunimi në disa sektorë të ndryshëm.

Ministria e Brendshme

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Shëndetësisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) –një marrëveshje për cybersecurity

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – marrëveshje financimi për rrjetin elektrik të veriut

Marrëdhëniet e afërta mes Shqipërisë dhe Italisë datojnë nga hera, ndërsa një sërë bashkëpunimesh kanë zgjeruar spektrin e ndërveprimit mes tyre. Italia ka zhvilluar dhe të tjera mbledhje të përbashkëta me vende anëtare të BE-së, por është e para herë që do të ulet në një tryezë të përbashkët me një shtet janë Unionit.