“Mbreti” i dekadës për gola dhe asiste, ja lista e më të mirëve

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy përbindëshat e golit të dekadës së fundit. Transfermarkt, duke iu referuar statistikave që kanë regjistuar dy “yjet” me të “shndritshëm” që ka njohur historia e futbollit, shkruan se për periudhën 2010-2019 Lionel Messi është golashënuesi më mirë në rruzull me 522 gola në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe 6 herë Këpucën e Artë.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo shënoi 477 gola në 489 ndeshje, edhe këto janë statistika të jashtëzakonshme që vërtetojnë dominimin e këtyre dy futbollistëve në dhjetë vitet e fundit.

Klasifikimi vijon me Robert Lewandowskin me 324 gola në 454 ndeshje, i ndjekur nga Cavani, ndërkohë që pesëshen e goleadorëve të dekadës së fundit e plotëson Luis Suarez me 303 gola në 445 ndeshje.

Por dominimi i Messit nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave. Argjentinasi është edhe “mbreti” i asistimeve për gol për 2010-2019. Askush në pesë ligat më të rëndësishme të Europës nuk ka dhënë më shumë asiste se Messi, 136.

Në këtë aspekt vendi i dytë mbahet nga Angel Di Maria me 108, i ndjekur nga Ozil me 106 pasime për gol. Thomas Muller me 103 asiste është në vendin e katërt, duke lënë pas Ronaldon me 95 pasime për gol gjatë dekadës.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey