Mbrojtja e Kamçevit në rastin “Parcelat në Vodno” kërkon heqjen e paraburgimit

Vazhdon gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno” në Gjykatën Penale Themelore në Shkup me paraqitjen e provave materiale nga Prokuroria. Prokurorja publike Lile Stefanova filloi duke paraqitur dokumente të noterizuara dhe vërtetime për pagesa nga shitblerjet e përfunduara.

Në fillim të seancës së sotme, mbrojtja e të akuzuarit Jordan Kamçev, thkesoi propozimin për heqjen e masës së paraburgimit ose zëvendësimin e saj me masë arresti shtëpiak.

Pasi dëgjoi propozimin, gjykatësi Ilija Trpkov tha se një kërkesë e tillë bëhet në fund të seancës dhe se Gjykata do të vendosë në fund të seancës së sotme dhe Prokuroria të fillojë paraqitjen e provave.

I akuzuari Jordan Kamçev, para Gjykatës deklaroi se nëse do të donte të ikte, do të kishte ikur sepse kishte pasaportë të përkohshme për gjashtë muaj dhe i kërkoi gjykatës që të caktojë garanci të arsyeshme për të qenë në gjendje të përgatisë mbrojtjen nga shtëpia e tij.

“Kam pasur pasaportë të përkohshme nga maji i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2020 dhe e kam përdorur 56 herë për udhëtime pune. Hera e fundit që e kam përdorur ishte katër ditë para skadimit, për një udhëtim urgjent në Stamboll, për të cilin u informua ministri Spasovski. Nëse do të doja të ikja, do të kisha ikur”, tha Kamçev.

Sipas Kamçev, prokurorja Stefanova manipulon të dhënat në të gjashtë kërkesat për ndryshimin e masave të përcaktuara, për të cilat ajo tha se do të ketë procedurë të veçantë kundër saj.

“Unë jam gati t’i përgjigjem menjëherë poligrafit për shënimin nga ASK-ja. Së dyti, prokurorja manipulon që unë kam kompani në Serbi, Kroaci, Kosovë dhe Rusi, për të cilat kemi paraqitur të dhëna nga regjistrat qendrorë të këtyre vendeve që të gjitha këto kompani janë të mbyllura, gjë që tregon se provat e paraqitura nga Prokuroria janë të rreme dhe e pasakta”, tha Kamçev.

Kamçev, para gjykatës, theksoi se megjithëse ai ofroi disa miliona garanci, në para, prona dhe aksione, ai ende është në paraburgim për shtatë muaj në burgun në Shutkë.

“Kërkoj nga gjykata që të përcaktojë garancinë e nevojshme bankare ose kaucion, të cilën më duhet ta dorëzoj, në mënyrë që të përgatis mbrojtjen nga kushtet shtëpiake”, tha Kamçev.

Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se megjithëse ka një ekip të madh avokatësh, propozim i tillë bëhet në fillim, dhe jo në fund të seancës siç është praktika dhe se Gjykata do të vendosë për propozimin në fund të seancës së sotme.

Gjyktësi pyeti gjithashtu se kush e përgatit ushqimin dietik që i shërbehet të akuzuarit, pasi ai tha se Gjykata ishte njoftuar se gjatë kontrollit të ushqimit për të akuzuarin Jordan Kamçev, u gjetën cigarette puro dhe gërshërë për cigaretë puro.

Gjykatësi tha gjithashtu se ai do të vendoste për këtë në fund të seancës kryesore.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey