Mbushet me pacientë Spitali i Gjakovës, 78 të hospitalizuar me COVID-19

Spitali i Gjakovës mbushet me pacientë, 78 të hospitalizuar me COVID-19.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se 96 pacientë janë të hospitalizuar.

Sipas këtij spitali, 78 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv, 8 pacientë të konfirmuar negativ, 10 pacientë të pakonfirmuar.

“55 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacient në CPAP maskë dhe 1 pacientë në respirator”, thuhet në njoftim

Prej stafit të spitalit, COVID Pozitiv janë 8 persona: 3 mjek, 3 infermierë dhe 2 staf administrativ.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey