Mbyllet një lokal në Zhelinë, arrestohen valltaret dhe pronari i lokalit

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje gjatë orës 22:15 deri 23:45 nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, në pronësi të Z.S (49). Gjatë kontrollit është konstatuar se objekti ka punuar kundër rregullave dhe masave të Qeverisë për mbrojtje nga Covid-19.

Gjatë kontrollit në objekt janë kapur 19 persona mysafirë dhe 13 valltare të cilat kanë argëtuar mysafirët. 9 prej tyre kanë qenë shtetase të Shqipërisë dhe 5 prej tyre shtetase të Maqedonisë së Veriut.

Pronari i lokalit dhe 13 gratë janë arrestuar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen paraqitje adekuate, ndërsa objekt është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey