Mbyllet televizioni që u mbeti borxh disa paga ish-punëtorëve

Sharing is caring!

Televizion privat kosovar, “Tribuna Chanel” i cili ishte hapur në fillimin e vitit 2015, është mbyllur.

Tash e disa ditë ky televizion nuk po transmeton më përmbajtje.

Si në platformat tokësore, ashtu edhe në ato satelitore, sinjali i “Tribuna Channel”-it është i vdekur.

Babi vret vajzën e tij pasi doli natën me shoqet
Babi vret vajzën e tij pasi doli natën me shoqet

Madje, edhe portali simotër i këtij televizioni, “Gazeta Tribuna”, ka ndërprerë botimin e lajmeve që dy ditë.

Prej vitesh, kjo kompani është përballur me probleme financiare dhe me largime të vazhdueshme të punonjësve, një numri të madh të të cilëve është raportuar se ende i ka borxh dhjetëra mijëra euro gjithsej.

“Tribuna Media Group” udhëhiqet nga Sejdi Demiri dhe bashkëshortja e tij, Besiana Hoti-Demiri, e cila njëherësh është e bija e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti.

The post Mbyllet televizioni që u mbeti borxh disa paga ish-punëtorëve appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares