MCMS: Anketa për partitë politike është e rrejshme, ne nuk e kemi bërë

MCMS (Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar) thotë se nuk ka asnjë sondazh për rejtingun e partive politike, pasi disa portale sot kanë publikuar rezultatet e sondazhit të opinionit publik me vlerësime për partitë. Drejtori i kësaj qendre, Aleksandar Krzhallovski përgënjeshtroi këto spekulime portalesh, duke thënë se nuk ka një sondazh të tillë.

“MCMS porositi dhe publikoi një sondazh për ‘100 ditët e qeverisjes’. Nuk bëhet fjalë për vlerësimet e partive politike. Nuk ka vlerësime të publikuara në raportin e anketimit”, thotë drejtori i MCMS-së, Aleksandar Krzhallovski, pasi disa portale sot kanë publikuar një sondazh me vlerësimet e partive.

Disa portale kryesisht të afërta me VMRO-DPMNE fillisht lansuan sondazhin e tillë, që i jep epërsi partisë opozitare maqedonase, ndërsa në kampin shqiptar BDI-së. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey