Më 12 maj fjalët përfundimtare për rastin “Tortura”

Rasti “Tortura” vazhdon më 12 maj, kur fjalët përfundimtare duhet t’i japë Prokuroria, pasi në seancën e sotme janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja dhe me atë u kalua lista e dëshmitarëve.

Në seancën e sotme, e cila ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoskit më 6 qershor 2011, me propozim të mbrojtjes në pyetje u mor Goranço Todev, tim lider i atëhershëm i njësitit “Alfa”, i cilit ha se rreth mesditës i është lajmëruar eprori i tij Dalibor Trajkovski, që të drejtohen në Ministrinë e Ekonomisë, pasi do të arrestohen persona të rrezikshëm. Ata kanë qenë të sistemuar në hyrjen e fabrikës “Treska”.

“Për një periudhë të shkurtër kohore, përmes radiolidhjes dëgjova “start” dhe për një kohë të shkurtër pashë një person se si del nga objekti hotelierik “Vodenica”, vrapon drejt automjetit dhe hedh një qese mbi të. Unë vrapova e pas meje edhe kolegët Jovan Bocevski dhe Dushko Sekullovski. Në atë distancë, derisa po vrapoja e pashë se si personi filloi të arratiset, u kap për automjetin anash, ndërsa kolegët përpiqeshin t’i vendosin prangat, rrëfeu dëshmitari.

Shtoi se kur kishte arritur pranë kolegut, fytyrën e kishte pasur në pozitë të shtrirë.

“Unë kur arrita, ai ishte në pozitë të shtrirë dhe ia kapa dorën e djathtë. Me dorën time të majtë ia dhashë prangat kolegut Petar Milloshevski dhe i njëjti ia vendosi prangat. Më tej, nga eprori ynë Dalibor Trajkovski, i njëjti e ngriti të arrestuarin Lube Boshkoski dhe ia dorëzoi Dushko Milloshevski. Më pas, me urdhrin e së njëjtit epror ishte thënë të bëj kontrollin e automjetit. Nga ana ime ishte bërë kontrolli dhe janë gjetur garderobë, mjete higjienike, pistoletë dhe një distinktiv policie të një polici”, tha dëshmitari.

Pasi kishte përfunduar me kontrollin, siç tha, dëshmitari dhe ekipi i tij e kanë marrë personin tjetër dhe me urdhrin e Trajkovskit e kanë dërguar në stacionin policor Gazi Babë, ku e kanë përgatitur dokumentacion për arrestim. Gjithçka kanë bërë dhe me urdhër të Trajkovskit, gjithashtu, janë dërguar në MPB në rrugën “Dimçe Mirçev” p.n., ku, sipas asaj që e ka thënë, i kanë pritur inspektorë që t’u marrin gjurmët dhe strisho.

Në debatin e sotëm pyetje shtroi edhe prokurori, ndërsa ka të bëjë me deklaratën të cilën dëshmitari e ka dhënë paraprakisht në PSP, me çka dëshmitari tha se nuk dëshiron t’u përgjigjet pyetjeve.

“Nuk dëshiroj t’u përgjigjem pyetjeve të prokurorit pasi pas uljes së parë në bankën e PSP-së prokurori më tha se i kam 10 vjet burg”, tha dëshmitari.

Prokurori ka kërkuar nga gjykata të shfaqen filmimet e ngjarjes me qëllim që dëshmitari ta gjejë veten. Më pas, dëshmitari i pa filmimet dhe tregoi para prokurorit se ku ndodhet ai, si është i veshur dhe se është me kapelë mbrojtëse në kokë, për të cilin prokurori paraprakisht pyeti nëse ka qenë pjesë e veshjes që ai e mbante gjatë ngjarjes.

Gjykatësi në debatin e sotëm ia shtroi disa pyetje këtij dëshmitari në mesin e të cilave edhe atë se cilat kanë qenë detyrat e tij si tim lider i njësitit “Alfa” dhe nëse të akuzuarit e pranishëm i kanë pasur obligimet e njëjta atë ditë. Për çka dëshmitari u përgjigj se gjithmonë eprori i jep konkretisht detyrat se kush, çfarë dhe ku të qëndrojë gjatë arrestimit.

“Urdhrat a vinin drejtpërdrejt nga eprori i juaj ose keni pasur urdhra edhe nga persona më lartë në hierarki”, pyeti gjykatësi.

Dëshmitari u përgjigj se urdhrat i marrin vetëm nga eprori.

Dëshmitari shtoi se arrestimi ka qenë dy minuta jo të plota dhe pyetjes së gjykatës iu përgjigj se në asnjë moment nuk e ka vërejtur se dikush nga kolegët ia ka drejtuar armën personave të arrestuar.

I akuzuari i parë në këtë rast është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili në aktakuzën e shtruar nga ish-PSP, është i dyshuar për veprën penale “torturë dhe veprim tjetër mizor, jonjerëzor ose poshtërues dhe ndëshkim” sipas nenit 142 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KP. Për veprën e njëjtë penale dyshohen edhe gjashtë ish-pjesëtarë të njësitit “Alfa” në mesin e të cilëve edhe Ivica Ançevski, Novica Stankovski, Petar Milloshevski, filip Atanasov, Jovan Bocevski dhe Metush Shabani.

Fjalët përfundimtare të prokurorisë janë caktuar për më 12 maj.

Rastin “Tortura” e udhëheqë gjykatësja Aleksandra Risteska ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurori publik Lubomir Llape.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey