Më 30 mars mbahet konferenca e tretë në rastin kundër Gucatit e Haradinajt

Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të mbahet më 30 mars me fillim në ora 15:00.

Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media.

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou po ashtu ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe po ashtu nga mbrojtja, që nëse duan, të bëjnë parashtresa me shkrim deri më 26 mars.

Gucati dhe Haradinaj, janë arrestuar në shtator të vitit të kaluar nën akuzën për pengim të drejtësisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey