‘Më fal mbesa ime, që ende s’të kam përqafuar’ Feta Alimi nga qelia me mesazh

I burgosur për ngjarjet e 27 Prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, për shumicën pa të drejtë, Abdulfeta Alimi që po vuan prej më shumë se dy vitesh në qelitë e burgut të Idrizovës i ka dedikuar një mesazh mbesës së tij me rastin e ditëlindjes së parë.

Ai i ka uruar ditëlindjen e parë, por që ende nuk e ka takuar gjyshin e saj, Fetain. Ja postimi i tij i plotë:

“Urime 1 vjetorin mesa ime Tara! Te kerkoj falje Tara ime, se ende ste kam përqafuar ashtu siç ka nevoj mesa per perqafimin e “Babës Plak”e as eren smunda të ta shijoj por nuk është FAJI i imi Tara! Një dit nese Zoti me jep shëndet doti tregoj te gjitha se kush ishte fajtori per kët ndarje, e ateher dot me falësh MUA ,por zdot ja falësh ATiNE kurrë!!!
Ti je mrekullia e Babës Plak e të dua pafundsisht!!❤🌹 Gëzuar bija ime Tara!! Të uron Baba Plak nga BURGU i Idrizovës!!!!???”, ka shkruar Alimi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey