“Më fal president, jam krenar për ty”/ Sulmuesi Rey Manaj, mesazh prekës pas vdekjes së ish-trajnerit të Interit

Mori në qafë ekipin shqiptar, klubi nga Qipro kërkon 400 mijë euro shpërblim

Mori në qafë ekipin shqiptar, klubi nga Qipro kërkon 400 mijë euro shpërblimNdarja nga jeta ish-trajnerit të Interit Gigi Simoni, ka trishtuar të gjithë ambjentin zikaltër, përfshirë edhe futbollistin e Kombëtares shqiptare Rey Manaj. 81 vjeçari u nda nga jeta pas një goditje në tru, por ish-trajneri prej një viti ishte i shtruar në spital.

Deri në vitin 2015 ishte presidenti i Kremonezes, ku pjesë të skuadrës kishte edhe Rei Manajn, të cilin më pas ia shiti Interit. Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, sulmuesi i Kombëtares shprehu hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-presidentit duke shkruar:

“I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri”, – shkruan Rei.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey