Me flokë të qethura e me dy këlyshë në duar, Tahiri ndryshon stil për Vitin e Ri (Foto)

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2020. Më një model ndryshe flokësh dhe me dy këlyshë në duar, Tahiri ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale.

Në foto është gjithashtu edhe djali i tij i vogël, Goliku, i cili ka pozuar me fytyrë të kthyer nga i ati.

“GËZUAR 2020! Vit i mbarë për të gjithë,”-shkruan Tahiri krahas fotos së postuar.

Vitin që shkoi ish-ministri u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Ndërkohë Tahiri ka apeluar vendimin, dhe edhe këtë vit do të jetë para togave të zeza.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey