Më ftohët dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit

Mëngjesi më i ftohtë sot është regjistruar në Kodër të Diellit ku janë matur temperatura deri në -8 gradë Celsius ndërsa po në të njëjtin vend mëngjesin e sotëm është regjistruar shtresa më e lartë e borës, respektivisht 69 centimetra.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në Mavrovë ka 20 centimetra borë ku mëngjesin e sotëm është regjistruar temperaturë prej -7 gradë Celsius, pasuar nga Krusheva me 14 centimetra borë dhe me temperature të matur -6 gradë.

Ftohtë këtë mëngjes është dhe në Berovë ku janë matur -4 gradë, në Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep -3, në Dibër -2 gradë dhe në Shkup, Shtip, Vinicë, Demir Kapi, Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Pretor -1 gradë. . Në Dojran janë matur zero gradë. Temperaturat e mëngjesit mbi zero janë në Strumicë dhe Gjevgjeli.

Për ditën e sotme është paralajmëruar mot me diell dhe i ftohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri në 6 gradë Celsius.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey