“Më mirë për Tetovën”: Eksplodimi i spitalit modular dëshmi e krimit

Jemi sot këtu para vendit të tragjedisë. Sot është dita e 8 nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 pacient dhe familjarë por asnjë përgjegjësi konkrete nuk ka. I vetmi debat që është zhvilluar dhe zhvillohet është pranimi ose mospranimi i dorëheqjeve. Ky është një taktizim tendencioz për relativizim, me të cilin tentohet t’i iket përgjegjësisë.

Kjo që i ndodhi spitalit të Tetovës është vetëm maja e ajsbergut dhe dëshmi për krimin që është rrënjosur në strukturat e shtetit. Ky spital me vite është në gjendje mizore, me kushte çnjerëzore, me higjienë e siguri jashtë të gjitha standardeve. Dhe e gjithë kjo si pasojë e të qenit peng nga partitë dhe politika.

Fakti që në mesin e viktimave ka edhe familjarë të cilët janë detyruar të kujdesen për të afërmit e tyre, është një akt tjeter kriminal për të cilin prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit.

Me këtë duhet të merr fund që spitali i Tetovës të drejtohet nga kuadro partiake, pasi një shëndetësi e partizuar do vazhdoj të prodhoj tragjedi të tjera si kjo.

Për fat të keq drejtësia në këtë shtet disa herë ka dështuar nga presioni, korrupsioni dhe shantazhet.

Kërkesa jonë për përgjegjësi për 14 viktimat në asnjë mënyrë nuk duhet të konsiderohet si politizim i tragjedisë. Hetimet të bëhen pa kursyer askënd, në cilën do qoftë pozitë shtetërore apo partiake të jenë ato. Zero tolerancë për kulturën e pandëshkueshmërisë. Mjaft më se u trash zullumi. Në të kundërtën, reagimi i tetovarëve do jetë shumë i ashpër!

Ta bëjmë Tetovën qytet me Spital të sigurtë dhe funksional për të gjithë!” thonë nga iniciativa Më mirë për Tetovën.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey