Më në fund bashkë, Messi shijon stërvitjen me Neymarin

Lionel Messi po merr pjesë në stërvitjen e dytë që nga transferimi i tij nga Barcelona në Paris Saint Germain, shkruan lajmi.net.

Në stërvitjen e sotme, Messi u pa i buzëqeshur përkrah Neymarit, me të cilin kishin një miqësi të mirë edhe prej kohës kur ishte tek Barcelona dhe në fakt Neymar kishte deklaruar që transferimi i Messit në PSG është një ëndërr e realizuar për të.

Messi ishte edhe me bashkëlojtarët e tjerë të skuadrës së re dhe ka zhvilluar seancë të plotë stërvitore para ndeshjes me Strasbourgun

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey