Më në fund bie shi në Australi, shihni gëzimin e zjarrfikësve (Foto)

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit më në fund kanë arritur të marrin një minutë frymë, kur nisi shiu në Australi.

Shiu që ka rënë në zonat kritike të prekura nga zjarri në Australi, ka ndikuar me ulje të temperaturave, mirëpo zyrtarët kanë paralajmëruar se moti i nxehtë do të kthehet sërish.

Shiu është raportuar të ketë qetësuar situatën në Sidnei, Melbourne dhe në disa pjesë të ‘New South Wales’, ndonëse zyrtarët kanë raportuar se temperaturat do të rriten të enjten.

“Nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi”, ka thënë kryetarja e ‘New South Wales’, Gladys Berejiklian sot në mëngjes.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey