Me “Startapo 3” dy milionë euro për mbështetje financiare të projekteve

Mbështetje financiare prej dy milionë euro për eko sistemin start ap të Maqedonisë së Veriut janë në dispozicion me thirrjen e tretë publike për grante të bashkëfinancuara për shoqata të sapokrijuara tregtare star-ap dhe spin-of “Startapo 3” që e publikoi sot Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) dhe do të jetë i hapur deri më 12 qershor të këtij viti.

“Mbështetja është destinuar për projekte të cilat kanë të paktën “koncept të konfirmuar” (proof of concept) dhe ambicie të qartë për komercializim, si dhe projekte të cilat janë në fazën e konceptit të konfirmuar deri te faza para-komerciale”, tha në konferencën për shtyp drejtoi i FIZHT, Kosta Petrovi, duke shtuar se Fondi mbështet projekte të cilat janë në faze të konceptit të konfirmuar deri te faza para-komerciale (para-tregut).

Me “Startapo 3” do të financohen projekte të shoqatave tregtare të sapokrijuara në shtet të cilat i përmbushin kushtet në pajtim me Rregulloren e FIZHT.

Që t’i inkurajojmë të gjithë inovatorët të cilët ende kompani të veten është vendosur risi për aplikuesit. Për herë do të mund të aplikojë edhe ekipi i cili përbëhet nga të paktën pesë anëtarë persona fizikë. Nëse projekti i tyre zgjidhet për financim do të kenë detyrim në afat prej 30 ditëve pas pranimit të njoftimit për përzgjedhje të projektit të regjistrojnë start ap ku si themelues do të lajmërohen të paktën 51 për qind të anëtarëve të ekipit.

“Për herë të parë mjetet e marra do të jenë të pakthyeshme, që paraqet edhe një nxitje dhe lehtësim për startapët e Maqedonisë së Veriut të fitojnë mundësi për realizim të projekteve të tyre. FIZHT do të sigurojë deri 40 mijë euro gjegjësisht 90 për qind nga buxheti I përgjithshëm të projektit për shoqata tregtare deri tre vjet ekzistencë, gjegjësisht 60 mijë euro ose 85 për qind nga buxheti i përgjithshëm i projektit për shoqata tregtare me mbi tre, ndërsa më pak se gjashtë vjet të ekzistencës. Vlera e mbetur prej 10, gjegjësisht 15 për qind nga buxheti i përgjithshëm të projektit i siguron aplikuesi”, informoi Petrovi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi theksoi se qëllimi I thirrjeve të këtilla të FIZHT është transformim i eko stemit start ap dhe krijim të sistemit të fortë konkurrues.

“Maqedonia e Veriut si star ap hab në Ballkan edhe ky është qëllimi ynë. Qeveria e RMV-së në të vërtetë shikon potencial të madh në idetë e të rinjve dhe personave inovativ ndërsa dëshmi për këtë janë edhe 305 kompanitë aktuale start ap të mbështetura me investim prej mbi 17 milionë euro”, tha Bytyqi.

Njëri ndër sfidat kryesore të punës së këshillit start ap të sapoformuar që e udhëheq ai, siç theksoi, është zhvillimi i rregullave më të mira përmes krijimit të risive dhe azhurnimit të atyre ekzistuese dhe krijim të platformave të cilat do t’i ulin shpenzimet për star ap dhe do t’i lehtësojnë procedurat administrative.

Në thirrjen paraprake “Startapo 3”, që ishte destinuar për grante të bashkëfinancuara për kompani të sapokrijuara, ndërsa FIZHT e zbazoi në bashkëpunim me Bankën Botërore, janë 235 kompani startap, për 30 për qind më shumë në krahasim me thirrjen e parë për mbështetje të startapeve të realizuara vitin e kaluar ndërsa në të cilën u paraqitën 186 aplikues.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey