Mediat boshnjake/ Osmani – Dodikut: Nuk jeni të mirëseardhur

Liderit politik serb të B&H, Milorad Dodik-ut iu është refuzuar kërkesa që të merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, forum ky që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Nga Bosnja dhe Hercegovina është paralajmëruar prania e Shefik Xhaferoviqit, kryetar i Presidencës dhe ministres së Punëve të Jashtme Bisera Turkoviq.

Në Forumin e Prespës për Dialog të marrin pjesë zyrtarë të lartë evropianë dhe botërorë, si Charles Michel, President i Këshillit Evropian, Borut Pahor, President i Sllovenisë, Miroslav Lajcak (BE) Stjuart Peach (MB), Manuel Sarrazin (Gjermani) dhe Gabriel Escobar (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Zyrtarët e Maqedonisë së Veriut kanë informuar zyrtarisht liderin politik serb të Bosnjës Milorad Dodik se ai nuk ishte i mirëseardhur në forumin e Prespës.

“Nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut ka mbërritur një mesazh: Më falni, nuk jeni të mirëseardhur”, shkruan politiçki.ba.

Maqedonia e Veriut ditë më parë mbylli hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për kryediplomatin rus Sergej Lavrov.

Në sqarimin e tij, i pari i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut i është bashkëngjitur sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, që nga dita e parë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey