Mediat maqedonase bëjnë zhurmë për Kullën përkujtimore të UÇK-së në Sllupçan

Ditëve të fundit një pjesë e mediave maqedonase janë marrë me temën e ngritjes së Kullës Përkujtimore të UÇK-së në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës.

Ato kanë shkruar se a është e ligjshme ngritja e kësaj kulle dhe se për këtë janë drejtuar në disa institucione për të kërkuar llogari, me pretendimet se është shkelur ligji pasi që vendimin për ngritjen e monumenteve e merr Kuvendi.

Sipas tyre, Kuvendi është dashur të miratojë një program pesëvjeçar për festimin e personazheve dhe ngjarjeve, gjë që nuk është rasti me monumentin e ndërtuar për nder të viktimave të UÇK-së. Pushteti vendor mund të jetë përgjegjës për ngritjen e një monumenti, i cili në praktikë është disi më i vogël, simbolik dhe me rëndësi lokale.

Ministria e Kulturës ka theksuar se në asnjë segment nuk merr pjesë në ngritjen e monumenteve dhe memorialeve moderne. ”

Sipas kësaj, konstatohet se monumenti në Sllupçan është i një rëndësie lokale, ndonëse për zbulimin e kullës përkujtimore në lartësinë rreth 20 metra është organizuar një manifestim solemn, ku do të marrin pjesë shumë zyrtarë të qeverisë, përfshirë edhe krerë të partive politike . Ky monument kushtoi rreth 200 mijë euro.

“Atë që dëshmorët dhanë për lirinë tonë, sot ngrisim Kullë përkujtimore për t’i përkujtuar gjithë jetë veprën e tyre heroike. Lavdi dëshmorëve të Kombit”, theksoi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Sot shënohet përurimi i kësaj kulle me rastin e 2 Majit ditës së shpalljes së Zonës së Lirë nga UÇK në vitin 2001. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey