Mediat serbe: Qytetarët në komunat veriore kanë paraqitur kërkesë për shkarkimin e kryetarëve

Në të katër komunat në Veri të Kosovës, në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, përfaqësuesit e qytetarëve serb mëngjesin e sotëm kanë tentuar të paraqesin kërkesë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, siç parashihet me udhëzim administrativ, por ata janë është penguar ta bëjnë këtë në të katër komunat, shkruan Kosovoonline, përcjell FrontOnline. Qytetarët […]

dhjetor 5, 2023 - 15:00
 0  9
Mediat serbe: Qytetarët në komunat veriore kanë paraqitur kërkesë për shkarkimin e kryetarëve
mediat-serbe:-qytetaret-ne-komunat-veriore-kane-paraqitur-kerkese-per-shkarkimin-e-kryetareve

mediat-serbe:-qytetaret-ne-komunat-veriore-kane-paraqitur-kerkese-per-shkarkimin-e-kryetareve

Në të katër komunat në Veri të Kosovës, në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, përfaqësuesit e qytetarëve serb mëngjesin e sotëm kanë tentuar të paraqesin kërkesë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, siç parashihet me udhëzim administrativ, por ata janë është penguar ta bëjnë këtë në të katër komunat, shkruan Kosovoonline, përcjell FrontOnline.

Qytetarët u përpoqën që kërkesat t’ua dorëzojnë kryetarëve të Kuvendit Komunal, sepse pikërisht këtë e parashikon edhe udhëzimi administrativ i hartuar nga Qeveria e Kosovës, por të gjitha komunat refuzuan ta pranojnë kërkesën.

Sipas informacioneve në komunën e Zveçanit, qytetarët të cilët kanë tentuar të paraqesin iniciativë për largim në vendbanimin Lipa janë larguar nga policia.

Për çdo gjë, përfaqësuesit e qytetarëve në të katër komunat do ta dërgojnë kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të informojnë për gjithçka edhe ambasadat e KUINT-it dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

“Sot ne si qytetarë kemi ardhur të paraqesim një iniciativë për shkarkimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, kemi dashur ta bëjmë ashtu siç kanë bërë edhe bashkëqytetarët tanë nga komuna e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit pas disa orëve negociata me autoritetet e komunës së Mitrovicës Veriore, nuk mundëm ta merrnim këtë iniciativë, përmendëm ligjin për vetëqeverisje lokale, udhëzimin administrativ për standardet minimale, udhëzimin administrativ për transparencën e punës së komunës dhe planin e pjesëmarrjes së qytetarëve që kjo komunë e ka miratuar para dy vitesh dhe që në bazë të të gjitha ligjeve dhe udhëzimeve ne si qytetarë kemi të drejtë të paraqesim iniciativë, iniciativa jonë u refuzua dhe nuk u pranua si e tillë”, na tha Sanja Krtiniq./FrontOnline/