Mediumi zviceran me një shkrim interesant për shqiptarin e Kosovës

Futbollisti Donis Avdijaj ka pasur një karrierë përplot ngjarje.

“Tashmë gjermano – kosovari duhet të nxjerrë nga kriza kampionët FC Zurich”, shkruan media zvicerane “Blick”.

“Pesë ndeshje, asnjë fitore, vetëm dy gola të shënuar, ëndrra e Champions League tashmë ka mbaruar.

Zurich ka fillim jo të mirë. Tani nënshkrimi i ri Donis Avdijaj (25) duhet të nxjerrë Zurich-un nga kriza.

Avdijaj konsiderohet një talent i jashtëzakonshëm kur nënshkroi kontratën e parë profesionale me Schalken në vitin 2014 si 17-vjeçar. Shuma e klauzolës së largimit: 49 milionë euro.

Ai blen një makinë të shtrenjtë, shkakton një aksidenti dhe bëhet skandal. Më vonë edhe klubet e tjera pësuan nga mosdisiplina.

Në Superligë, Zurich është në fund të tabelës me vetëm një pikë nga tri ndeshje dhe goldallim 0:6. Asnjë kampion nuk e ka nisur një sezon kaq keq që nga prezantimi i Superligës në 2003!

Ëndrra për të marrë pjesë në Champions League tashmë u shkatërrua në rrethin e dytë kualifikues ndaj Karabakh në kohën shtesë. Tashmë vazhdon xhiroja e tretë e kualifikimeve në Europa League. Kundërshtarët janë kampionët e Irlandës së Veriut FC Linfield në Belfast (nesër), ndërsa klubi skocez Heart of Midlothian nga Edinburgu në rast kualifikimit do t’i pret në play-off.

Nuk diskutohet që Avdijaj ka cilësi”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey