Mehaj pranon detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

Armend Mehaj pranoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot Armend Mehaj zyrtarisht pranoi detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ana e ministrit të deritashëm, Anton Quni.

Në pritjen e ministrit Mehaj dhe stafit të tij, përveç ish-ministrit Quni ishin edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj dhe zyrtarë e oficerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas komunikatës ministrore, me këtë rast ish-ministri Quni, pasuesit të tij ministrit Mehaj i uroi shumë suksese në punën e tij duke i dorëzuar pakon e dokumenteve kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kurse, nga ana e tij, ministri Mehaj vlerësoi lart punën e deritashme të ministrit Quni duke shprehur besimin se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do të angazhohet t’i avancoj edhe më tej drejtë përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor.

Ai ndër të tjera theksoi se kjo do të arrihet duke zhvilluar forca profesionale bazuar në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s për të qenë të ndërveprueshme dhe kompatibile në operacionet ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey