Meka do të pranojë vetëm këta pelegrinë

Vetëm këto grupe

Meka një ndër vendet më të shenjta në Arabinë Saudite këtë vit do të mirëpresë vetëm myslimanët e imunizuar kundër Covid-19.

Ndryshe nga haxhi, pelegrinazhi i umres është jo i detyrueshëm dhe mund të kryhet në çdo kohë të vitit. Autoritetet në Arabi kanë bërë të ditur se tre kategori njerëzish do të konsideroheshin të imunizuar, ata që kanë marrë dy doza të vaksinës, ata që kanë marrë një dozë të vetme të paktën 14 ditë para dhe njerëzit që janë rikuperuar nga virusi.

Vetëm këto grupe do të kenë të drejtë për të marrë pjesë në lutjet në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës.

Në Arabinë Saudite deri më tani janë regjistruar mbi 390 mijë raste me Covid-19 dhe 6.700 kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë e mbretërisë ka administruar më shumë se 5 milionë vaksina koronavirus, në një vend me një popullsi prej më shumë se 34 milionë.

Arabia ndaloi Haxhin në fund të Korrikut të vitit të kaluar dhe vetëm 10,000 banorë vendas u lejuan të marrin pjesë, krahasuar me 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota që morën pjesë në 2019.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey