Meksikë, qyteti feston ditën e ujit të bekuar me ëmbëlsirën mbi 500 m

Banorët dhe shoqata lokale të qytetit meksikan të Xalapa-s kanë bashkuar forcat për ta kremtuar ndryshe këtë vit ditën e ujit të bekuar.

Ata krijuan një kek 500 metra të gjatë, i cili jo vetëm i ka entuziazmuar banorët, por ka tërhequr dhe vëmendjen e botës mbi kryeqendrën e Verakruzit, të njohur më së shumti për ndërtesa koloniale, përfshirë këtu katedralen e famshme në stil barok të Inmaculada Concepción de Xalapa.

“Kjo është pak a shumë ajo çfarë nënkupton keku i Epifanisë; të fillosh dhe të mbyllësh një cikël i cili shpjegohet me formën rrethore të kekut, që përfaqëson kurorën e tre Mbretërve. Frutat e thata, të vendosura sipër tij, imitojnë xhevahiret që gjenden në kurorë”, tha një nga organizatorët.

Epifania, apo dita e ujit te bekuar kremtohet në 6 janar nga besimtarët ortodoksë. Në shumë vende, është traditë që Bekimi i Ujit të bëhet në det, lumë, liqen apo në ndonjë pellg uji dhe kur nuk ekziston një mundësi të tillë, atëherë ai ndodh në kishë. Ajo konsiderohet si festa që kremton “shfaqjen e Perëndisë” në botë përmes mishërimit tek Jezu krishti.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey