Memli Krasniqi jep dorëheqje si Kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës u paralajmëruar që pas mbledhjes së Kryesisë që Krasniqi e kishte thirrur, ai tani do të mbajë edhe një konferencë për media nga ora 15:30 Krasniqi ishte zgjedhur Kryetar i PDK-së në korrik të vitit 2021, me shumicë votash. […]

Nëntor 12, 2025 - 16:00
 0
Memli Krasniqi jep dorëheqje si Kryetar i PDK-së
Vendimi i Gjykatës, reagon Memli Krasniqi: Ne zgjodhëm rendin kushtetutes, ata zgjodhën krizën, fituam

Vendimi i Gjykatës, reagon Memli Krasniqi: Ne zgjodhëm rendin kushtetutes, ata zgjodhën krizën, fituam

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë ditës u paralajmëruar që pas mbledhjes së Kryesisë që Krasniqi e kishte thirrur, ai tani do të mbajë edhe një konferencë për media nga ora 15:30

Krasniqi ishte zgjedhur Kryetar i PDK-së në korrik të vitit 2021, me shumicë votash.

Nga 476 delegatë, kundër kishin votuar veç shtatë.

Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.